I mituri që u ther me thikë në Podujevë është në gjendje të rëndë shëndetësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I mituri që u ther me thikë në Podujevë është në gjendje të rëndë shëndetësore

    Insajderi
    02 September 2025 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është therur me thikë sot në Podujevë.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

    “Sot rreth orës  15:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor,  ndërkohë që policia  ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me prokurorinë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”

    Një sulm me thikë ndodhi sot në shkollën ekonomike “Isa Boletini”, në Podujevë.

    Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla tha se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe jo stabile.

    ”Është sjellë në QE një rast nga Podujeva me plagë nga mjeti i ftohët, janë kry egzaminimët e nevojshme, pacienti u dërgua në sallë për intervenim kirurgjik nga ekipët e anestezionit, kirurgjisë Abdominale dhe asaj torakale Gjendje eshtë e rëndë dhe jo stabile.” ka thënë Syla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark