Haradinaj për punimin skandaloz të Bashës kundër UÇK'së: S'mjafton një kërkim falje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për punimin skandaloz të Bashës kundër UÇK’së: S’mjafton një kërkim falje

    Insajderi
    02 September 2025 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur lidhur me bashkautorësinë e kryeparlamentarit Dimal Basha në një artikull shkencor, i cili trajton çështje kundër UÇK-së.

    Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka theksuar se kërkimfalja nuk mjafton në këtë rast, duke shtuar se përgjegjësia në punimet e përbashkëta shkencore mbetet sërish përgjegjësi.

    “Unë mendoj se nuk mjafton një kërkim falje për këtë. Nuk i besoj dhe është një konventë e vitit 1978 ku thuhet se çdo punim shkencor i përbashkët, pavarësisht çka shkakton partneri yt, në atë punim shkencor përgjegjësia është e përbashkët”, u shpreh Haradinaj.

    Ai shtoi se Basha nuk ka thënë të vërtetën, duke pretenduar se po tentohet të manipulohet opinioni publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark