Lavrov: Rusia pret që bisedimet me Ukrainën të vazhdojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lavrov: Rusia pret që bisedimet me Ukrainën të vazhdojnë

    Insajderi
    03 September 2025 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Moska pret që bisedimet me Kievin të vazhdojnë, por duhet të njihen “realitete të reja territoriale” si edhe të krijohen “sisteme të reja sigurie” në nivel ndërkombëtar”, kështu u shpreh Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

    Ai nënvizoi se që paqja të jetë e qëndrueshme duhet të ratifikohen në terma ligjorë ndërkombëtarë realitetet e reja territoriale.

    “Që paqja të jetë e qëndrueshme, realitetet e reja territoriale duhet të njihen dhe të ratifikohen në terma ligjorë ndërkombëtarë”, tha ai, duke shtuar se: “Një sistem i ri garancish sigurie për Rusinë dhe Ukrainën duhet të krijohet si pjesë integrale e një arkitekture pan-kontinentale sigurie të barabartë dhe të pandashme në Euroazi”.

    Në një referencë indirekte ndaj kundërshtimit të vazhdueshëm të Moskës ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO, Lavrov këmbënguli që vendi duhet të jetë “neutral, i paangazhuar dhe të ketë statusin e një shteti jo-bërthamor”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark