Dy të akuzuarit për kanosje ndaj Kurtit deklarohen të pafajshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të akuzuarit për kanosje ndaj Kurtit deklarohen të pafajshëm

    Insajderi
    03 September 2025 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy të akuzuarit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, janë deklaruar të pafajshëm gjatë seancës fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë më 3 shtator.

    I pranishëm në gjykatë ishte edhe Kurti, në cilësinë e të dëmtuarit, i cili tha se nuk paraqet kërkesë pasurore juridike, raporton Betimi për Drejtësi.

    Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani u deklaruan rreth fajësisë, pasi prokurori Bekim Kodraliu lexoi aktakuzën.

    “Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje dhe nuk e pranoj”, tha Klinaku.

    Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Nuredin Selmani po ashtu i deklarua i pafajshëm.

    “Jo, nuk i pranoj” akuzat, tha ai.

    Pas kësaj, gjykatësi Rrahman Beqiri njoftoi mbrojtësit e të akuzuarve se brenda 30 ditësh mund të paraqesin kundërshtim të provave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark