Kremlini i përgjigjet Trump: Nuk ka asnjë komplot kundër SHBA-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kremlini i përgjigjet Trump: Nuk ka asnjë komplot kundër SHBA-së

    Insajderi
    03 September 2025 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Donald Trump reagoi lidhur me paradën ushtarake që po mbahet në Kinë, duke i akuzuar “për komplot” kundër Amerikës. Kremlini ka reaguar lidhur me këtë deklaratë të Trump duke thënë se nuk ka asnjë plan dhe asnjë komplot kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Dua të them se askush nuk komplotoi asgjë”, u shpreh këshilltari i politikës së Jashtme të Kremlinit Yuri Ushakov.

    Më tej nënvizoi se askush nuk mendoi për një komplot të tillë siç pretendon Trump.

    Ndërkohë në deklaratën e tij Kim Jong-un gjatë takimit me Vladimir Putin  në Pekin tha se do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar Rusinë, duke theksuar se “është një detyrë vëllazërore ta bësh një gjë të tillë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark