S’po bëhet rehat Lamine Yamal, ndahet sërish nga e dashura - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    S’po bëhet rehat Lamine Yamal, ndahet sërish nga e dashura

    Insajderi
    03 September 2025 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 25 gusht postoi fotografi me të duke i uruar ditëlindjen.

    Por, duket se gjithçka ka përfunduar 8 ditë më vonë.

    Lamine Yamal i ka dhënë fund romancës me këngëtaren argjentinase, Nicki Nicole, vetëm pak javë pasi nisi takimet me të.

    I riu i Barcelonës, që sapo ka dalur nga faza e adoleshencës, nuk po i ikë vëmendjes së shtypit rozë me femrat që po ka në krah.

    Ndonëse vetëm me Nickin e kishte konfirmuar lidhjen, ai hoqi fotografitë me të.

    E fotografinë e profilit, Yamali e bëri të zezë.

    Ylli i Barcelonës po kalon në një fazë jo të lehtë, me kritikuesit që po flasin për mundësinë e shkatërrimit të karrierës nga sjelljet e pahijshme dhe trajnerin e ekipit, Hansi Flick, që kërkoi nga ekipi të funksionojë si një dhe jo individualisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark