Fillon viti i ri shkollor në Qendrën Korrektuese të Dubravës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon viti i ri shkollor në Qendrën Korrektuese të Dubravës

    Insajderi
    03 September 2025 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka nisur sot viti i ri shkollor 2025/26 përmes paraleles së ndarë “Rudina” të Shkollës së Mesme Teknike “Mit’hat Frashëri” nga Gurrakoci.

    Me të gjitha përgatitjet paraprake të përfunduara, nga personeli mësimdhënës, materialet shkollore, mjetet didaktike e deri te pajisjet teknologjike, procesi mësimor ka filluar.

    Në këtë vit shkollor, në klasën e X janë regjistruar një numër i konsiderueshëm nxënësish, të cilët do të ndjekin mësimet në teori dhe praktikë nën kujdesin e stafit profesional.

    “Arsimi dhe edukimi mbeten një nga shtyllat kryesore të procesit të risocializimit, duke i dhënë secilit individ mundësinë për zhvillim personal dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Përmes arsimit, nxënësit fitojnë aftësi, njohuri të dobishme dhe mbi të gjitha, besim në veten e tyre”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

    Qendra Korrektuese e Dubravës, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Teknike “Mit’hat Frashëri” – paralelja “Rudina”, mbetet e përkushtuar që përmes edukimit të kontribuojë në riedukimin, integrimin dhe zhvillimin e të dënuarve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark