Merr fund fejesa mes këngëtares shqiptare dhe Vesel Kurtishajt - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Merr fund fejesa mes këngëtares shqiptare dhe Vesel Kurtishajt

    Insajderi
    03 September 2025 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga çiftet e showbiz-it shqiptar, Vesel Kurtishaj dhe këngëtarja Frosina Muji, i kanë dhënë fund fejesës së tyre.

    Fituesi i “Big Brother 8” i kishte propozuar për martesë partneres së tij vitin e kaluar në një skenë përrallore – në majën e ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai.

    Propozimi i bujshëm bëri jehonë në mediat rozë dhe ishte një hap i madh drejt kurorëzimit të dashurisë së tyre.

    Por, pas disa vitesh bashkë, çifti duket se ka vendosur të ndjekë rrugë të ndara.

    Çifti nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe madje kanë fshirë çdo postim të përbashkët, shkruan Prive.al

    Dyshimet për ndarjen u forcuan nga mungesa e postimeve të përbashkëta në Instagram, ata kanë fshirë çdo gjurmë të lidhjes së tyre, duke e mbyllur këtë kapitull në heshtje dhe diskret.

    Ky zhvillim ka habitur fansat, pasi çifti shiheshin shpesh si një nga historitë më të bukura të dashurisë së showbiz-it shqiptar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark