Auditorja e përgjithshme: Mbi 60 mijë euro për libra iu dhanë qytetarëve pa plotësuar kriteret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditorja e përgjithshme: Mbi 60 mijë euro për libra iu dhanë qytetarëve pa plotësuar kriteret

    Insajderi
    03 September 2025 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, ka bërë të ditur se gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Ministrisë së Arsimit për vitin 2024 janë evidentuar parregullsi serioze në procesin e subvencionimit të librave shkollorë.

    Sipas saj, mbi 60 mijë euro janë dhënë për qytetarë që nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara.

    Ajo nënvizoi se mbikëqyrja e dobët ka sjell shpërndarjen e subvencioneve në mënyrë të padrejtë.

    “Për këtë kemi folur edhe në konferencën paraprake, për pasqyrat financiare të MASHT-it për vitin 2024 është publikuar në qershor 2025. Aty kemi prezentuar mangësitë sa i përket çështjeve që ndërlidhen me subvencionimin e librave. ZKA-ja ka identifikuar mbi 60 mijë euro janë dhënë si subvencion apo kanë aplikuar qytetarë të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për fëmijët e tyre që të marrin subvencionimin për libra. Kjo ka ndodhur si pasojë e kontrolleve jo të mira nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit e cila e ka zhvilluar këtë praktikë”, tha Spanca.

    Ajo shtoi se ka pasur edhe aplikime të tjera në vlerë 70 mijë euro, që ka qenë e pamundur të identifikohen se për cilën shkollë kanë aplikuar.

    Spanca theksoi se tashmë Ministria ka ndërmarrë hapa korrigjues për këtë vit shkollor.

    “Po ashtu ka qenë edhe një numër i qytetarëve që kanë aplikuar, vlera e tyre ka qenë 70 mijë euro, nuk mund të themi që nuk i kanë plotësuar kriteret por ka qenë e pamundur se për cilën shkollë kanë aplikuar. Stafi ynë ka biseduar me ministrin dhe aq sa kemi informacione për këtë sezon që ka filluar tashmë viti MASHT-i ka ndërmarrë hapa në bashkëpunim me nivelin lokal dhe kanë obliguar shkollat në komunë që t’i verifikojnë paraprakisht cilët nxënës vijojnë shkollimin në shkollë”, tha ajo.

    Spanca i bëri këto deklarata në një konferencë për media, ku u prezantuan rezultatet e raportit vjetor të auditimit për vitin 2024.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark