Zyra e Kryeministrit jep tender afro 40 mijë euro për ndriçim të objekteve për evente, dorëzohet ankesë në OSHP për shkelje të ligjit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Zyra e Kryeministrit jep tender afro 40 mijë euro për ndriçim të objekteve për evente, dorëzohet ankesë në OSHP për shkelje të ligjit

    Insajderi
    03 September 2025 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Kryeministrit ka dhënë kontratën për shërbimet e ndriçimit të objekteve të qeverisë përmes projektorëve, që do të përdoren gjatë ngjarjeve të ndryshme zyrtare dhe ceremoniale. Ndërkohë, në OSHP është paraqitur një ankesë nga një kompani pjesëmarrëse, e cila pretendon se me këtë tender është dëmtuar buxheti publik, pasi fitues është shpallur ofertuesi me çmim më të lartë.

    Gazeta Insajderi

    Ditën e sotme, (03.09.2025), Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ka dhënë tender për “Shërbime të ndriçimit të objekteve qeveritare me figura të ndryshme përmes projektorit”.

    Sipas njoftimit në e-prokurim ,fitues është kompania “TechnoLogic” SH.P.K

    Vlera përfundimtare e kontratës arrin në 38,500 euro, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

    Në njoftim thuhet se këto shërbime duhet bërë në raste të eventeve që organizohen nga Qeveria e Kosovës.

    Qëllimi i kontratës është që të përcaktohen kushtet që rregullojnë kryerjen e shërbimeve të ndriçimit të objekteve qeveritare përmes projektorit në rastet e eventeve të ndryshme të cilat organizohen nga Qeveria e Kosovës“, thuhet aty.

    Në garë ishte edhe një kompani tjetër që ofertoi për afro 7 mijë euro më lirë.

    Ankesa në OSHP ndaj Zyrës se Kryeministrit

    Një nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës ka dorëzuar ankesë, duke pretenduar se Zyra e Kurtit ka bërë shkelje të nenit 1 të Ligjit për Prokurim Publik (LPP).

    Në ankesë thuhet se, Zyra e Kryeministrit ka eliminuar në mënyrë të padrejtë ofertën e tyre, e cila sipas tyre ishte më e ulët me 7,256.10 euro krahasuar me ofertën fituese.

    “Rekomandimi për kontratë për një operator ekonomik i cili ka një vlerë të ofertës më të lartë dëmton buxhetin publik dhe bie ndesh me parimin e shpenzimit efikas dhe transparent të mjeteve publike”, thuhet në ankesë./Insajderi,.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark