Trupi pas lindjes? Dafina Zeqiri tregon bukurinë e ndryshimeve natyrale - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Trupi pas lindjes? Dafina Zeqiri tregon bukurinë e ndryshimeve natyrale

    Insajderi
    03 September 2025 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dafina Zeqiri po e përqafon me shumë bukuri periudhën pas lindjes së fëmijës dhe ndryshimet që ajo sjell në trup.

    Siç dihet, shtatzënia sjell transformime të ndryshme në trup, të cilat vazhdojnë edhe pas lindjes – një realitet me të cilin përballen të gjitha gratë.

    Edhe 1.5 muaj pas që u bë nënë, Dafina duket se ka pranuar dhe përqafuar këto ndryshime natyrale. Ajo ka publikuar një video në Instagram ku tregon se si trupi i saj ka ndryshuar – përjetimi që çdo nënë kalon.

    “1.5 muaj pas lindjes, duke mësuar, duke dashur dhe duke përqafuar çdo pjesë të këtij trupi të ri,” shkruan ajo në postimin e saj.

    Pavarësisht ndryshimeve, Dafina duket për mrekulli dhe plot energji. Para se të bëhej nënë, ajo i kushtonte shumë rëndësi ushtrimeve fizike dhe kujdesit ndaj trupit të saj.

    Dafina u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të saj, të cilin e pagëzuan me emrin Daskan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark