Kosova mbanë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Kosova mbanë stërvitjen e fundit para udhëtimit në Zvicër

    Insajderi
    03 September 2025 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot (e mërkurë) stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Bazel.

    Dardanët do të luajnë të premten kundër Kombëtares së Zvicrës, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

    Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal.

    Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofensiv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës.

    Ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë nesër (e enjte) paradite drejt Bazelit, aty ku do të zhvillojë edhe një stërvitje dhe më pas më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në stadiumin “St. Jakob-Park”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark