Rama: Prej sot qytetarët e Prishtinës kanë qasje në internet falas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Prej sot qytetarët e Prishtinës kanë qasje në internet falas

    Insajderi
    03 September 2025 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga sot qytetarët e kryeqytetit kanë qasje në internet falas, në çdo hapësirë ku e sheh shtyllën me shkrimin WiFi Falas.

    Rama ka shkruar edhe se ‘’na jemi këtu me ju bo jetën ma të lehtë’’.

    Postimi:

    M’fal, a bon password-in e WiFi-së?

    Këtë fjali s’ka me e dëgju mo, sepse prej sot krejt qytetarët e Prishtinës kanë qasje në internet falas, në çdo hapësirë ku e sheh shtyllën me shkrimin WiFi Falas. 💙

    Nalu, lidhu edhe shfytëzo internet pa kufi.

    Na jemi këtu me ju bo jetën ma të lehtë.

    Prishtina, përtej qysh e ki passwordin?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark