Ambasadori britanik takon anëtarët e AGK’së: Jemi të përkushtuar ta mbrojmë median e lirë, është thelbësore për demokracinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik takon anëtarët e AGK’së: Jemi të përkushtuar ta mbrojmë median e lirë, është thelbësore për demokracinë

    Insajderi
    03 September 2025 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, si dhe me disa anëtarë të tjerë të këtij asociacioni.

    Në njoftimin e tij, Hargreaves theksoi se biseda u përqendrua në gjendjen e mjedisit mediatik në vend.

    “Sot prita në takim në Ambasadë anëtarët e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, për të biseduar rreth mjedisit mediatik në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbrojë median e lirë dhe të pavarur si thelbësore për një demokraci të shëndetshme. Gazetarët bëjnë një punë jetike, duke kontribuar në llogaridhënie dhe në një debat publik të informuar.” – ka shkruar Ambasadori.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark