A ka krisje mes Shqipes dhe Ardit? Deklarata që ndezi dyshimet për ftohjen e raportit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    A ka krisje mes Shqipes dhe Ardit? Deklarata që ndezi dyshimet për ftohjen e raportit

    Insajderi
    03 September 2025 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipe Hysenaj dhe Ard Gashi, dy prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Kosova 2, janë përfolur shpesh për raportin e tyre të ngushtë, që publiku e shihte si më shumë se miqësi. Megjithatë, kohët e fundit ndjekësit kanë vënë re një ftohje të dukshme mes tyre, sidomos për shkak të mungesës së mbështetjes publike në rrjete sociale.

    Në një pyetje që iu drejtua në Instagram, Shqipja u pyet hapur pse nuk shihet më me Ardin dhe pse nuk ka përkrahje mes tyre në projekte. Ajo u përgjigj:
    “Nuk e di se ku i merrni këto statistika, se me thënë të drejtën për projektet e mia qysh kam dalë nga Bigu e deri më sot s’mbaj mend ndonjë përkrahje publike nga ish-banorët. Personale po patjetër.”

    Kjo deklaratë u interpretua nga shumë fansa si një konfirmim i heshtur se raporti i saj me Ardin nuk është më si dikur. Në vend që të shuante zërat për një ftohje, përgjigjja e Shqipes vetëm sa i forcoi edhe më shumë dyshimet se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar.

    Një gjë mbetet e qartë: edhe pse mund të ketë respekt personal, në sytë e publikut miqësia e dikurshme mes Shqipes dhe Ardit duket se ka marrë një tjetër drejtim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark