Shukri Buja takon gratë dhe vajzat e Janjevës: Mbështetja e tyre na motivon për ndryshim në Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shukri Buja takon gratë dhe vajzat e Janjevës: Mbështetja e tyre na motivon për ndryshim në Lipjan

    Insajderi
    03 September 2025 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Janjevës, ku ishte i shoqëruar nga kandidatët për Kuvendin Komunal, Majlinda dhe Vilsoni.

    Gjatë këtij takimi, Buja tha se gratë dhe vajzat e Janjevës përballen me shumë sfida, por se komuna duhet të krijojë më shumë hapësira për zhvillimin e tyre.

    “Diskutuam hapur për sfidat që ato përballen çdo ditë, si dhe për mundësitë që Komuna duhet t’u ofrojë për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e tyre,” u shpreh Buja.

    Ai tha se mbështetja e dhënë në këtë takim është sinjal i qartë i besimit që qytetarët kanë për vizionin e tij politik.

    “Mbështetja e fuqishme që mora nga ky takim na motivon edhe më shumë për ta sjellë ndryshimin që Janjeva dhe Lipjani e meritojnë,” theksoi kandidati i PDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark