Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në vend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në vend

    Insajderi
    04 September 2025 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, katër prej tyre kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës , dy në kryeqytet, një në Obiliq dhe një në Graçanicë.

    Në disa prej rasteve, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një e dyshuar në Prishtinë është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Një tjetër rast është shënuar në Pejë, ku dy viktima femra janë sulmuar nga një e dyshuar, duke shkaktuar lëndime të lehta tek njëra prej tyre.

    Ndërkohë, në Malishevë, një i dyshuar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një viktime femër.

    Policia e Kosovës ka njoftuae se të gjitha rastet janë duke u hetuar në bashkëpunim me prokurorinë.

    “Graçanicë / 03.09.2025 – 00:30.Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

    Obiliq / 03.09.2025 – 11:30.Janë shoqëruar ne stacion per intervistim te dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi qe te njëjtit dyshohet se kane kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Të dyshuarit pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

    Prishtinë / 03.09.2025 – 16:00.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. E dyshuara pasi është intervistuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Prishtinë / 03.09.2025 – 16:00.

    Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion dy të dyshuarit kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Pejë / 03.09.2025 – 14:00.Dy viktima femra kosovare për shkak të një mosmarrëveshje, dyshohet se jane sulmuar nga e dyshuara femer kosovare. Njëra nga viktimat ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve.

    Malishevë / 03.09.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark