Avokati: S'u argumentua teza ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ ndaj ish-krerëve të UÇK’së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati: S’u argumentua teza ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ ndaj ish-krerëve të UÇK’së

    Insajderi
    04 September 2025 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetori është caktuar si muaji që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, do të përfundojë.

    Krejt çka pritet dhe çka mund të ndodhë deri në fund të vitit, ka diskutuar avokati Ardian Bajraktari.

    “Është caktuar, le të themi orientimisht, procesi i stërgjatur dhe me jo pak shkelje, dhe kjo nënkupton që nga mesi i shtatorit dhe tutje, siç e kemi thënë, do të shohim një anë tjetër të medaljes së asaj që kemi parë deri tash”, u shpreh Bajraktari në Klan Kosova.

    Sipas Bajraktarit, në fazën e fundit të gjykimit, do të argumentohet e kundërta e asaj që është parë deri më tani.

    Bajraktari ndër të tjera shton se Specialja nuk arriti të argumentonte “tezën e saj kryesore, ndërmarrjen e përbashkët kriminale” të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark