Dogana e Kosovës ndalon 275 njësi lodrash për fëmijë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana e Kosovës ndalon 275 njësi lodrash për fëmijë

    Insajderi
    04 September 2025 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dogana e Kosovës ka ndaluar 275 njësi lodrash për fëmijë, për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e autorit dhe të pronësisë intelektuale.

    Sipas komunikatës të Doganës, kontrollet janë realizuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut dhe në koordinim të plotë si pjesë e Task Forcës Kundër Piraterisë.

    Si rezultat i këtyre veprimeve, janë ndaluar nga qarkullimi produktet që dyshohet se janë të falsifikuara, duke siguruar mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të pronësisë intelektuale.

    “Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut mbeten të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta, si dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet zbatuese të ligjit për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efikase fenomenin e piraterisë dhe falsifikimit në tregun e brendshëm”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark