
Policia e Kosovës para disa ditë ka arrestuar tre persona, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në një aheng në Prizren. Lidhur me këtë rast është intervistuar këngëtari i njohur, Hamez Llapqeva.
Ndaj të akuzuarve Insajderi mëson së Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji.
Burime të Insajderit bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Liridon Paluca, Nue Paluca, Driton Paluca, ndërsa Pal Paluca është akoma në arrati. Të njëjtit dyshohen për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.
Insajderi merr vesh që Driton Paluca u kap në airport. Ai ishte arsyetuar se po shkonte në pushime në Turqi
Përveç tyre, policia ka shoqëruar për në stacion edhe këngëtarin e njohur Hamez Llapqeva, në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale “Moslajmërim i veprës penale”
Sipas burimeve, pas publikimit të një videoje ku disa persona shihen duke shtënë me armë, policia ka kryer hetime dhe ka sekuestruar katër armë pa leje. Insajderi.org