Informoi BIA-n serbe, aktakuzë ndaj zyrtares së OSBE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Informoi BIA-n serbe, aktakuzë ndaj zyrtares së OSBE-së

    Insajderi
    04 September 2025 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurës Jelena Gjukanoviq, për veprën penale “Spiunazh”.

    Sipas aktakuzës, Gjukanoviq në cilësinë e zyrtares së Programit Kombëtar në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, dyshohet se nga një periudhë e pacaktuar e deri më 28 shkurt 2025, ka kryer veprime që përbëjnë ndihmë aktive për shërbimin sekret të Serbisë – BIA (Agjencia për Inteligjencë dhe Siguri e Republikës së Serbisë).

    Prokuroria pretendon se e pandehura ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione të ndjeshme për interes të BIA-s, duke vënë në rrezik rendin kushtetues, sigurinë kombëtare dhe jetën e zyrtarëve shtetërorë dhe ndërkombëtarë në Kosovë.

    Gjithashtu, Jelena Gjukanoviq dyshohet se ka bashkëpunuar me A.V., tashmë i dënuar për spiunazh, si dhe ka pasur kontakte me zyrtarë të lartë të BIA-s në Serbi, përfshirë edhe takime direkte me zyrtarin L.B. në Beograd.

    Përveç transmetimit të informacioneve të ndjeshme, e pandehura akuzohet se ka kontribuuar në krijimin e një narrative armiqësore në raportet e OSBE-së ndaj institucioneve të sigurisë dhe shtetësisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark