Insajderi
Lajme

FSK, pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Saber Junction 25”

Insajderi
04 September 2025 - 13:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FSK, pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Saber Junction 25”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me ftesën e ushtrisë amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent i është bashkuar ushtrive partnere të ShBA-së.

FSK iu bashkua ushtrisë së ShBA-së në ushtrimin fushor “Saber Junction 25” në Hohenfels të Republikës së Gjermanisë..

“Ushtrimi është i dizajnuar që të testoi dhe vlerësoi gatishmërinë e njësive luftarake të ekipeve luftarake të Brigadës së Këmbësorisë dhe njësive tjera si pjesë e rotacionit për misionin e KFOR-it në Kosovë. Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një Kompani të Këmbësorisë dhe një skuadër të Materieve të Rrezikshme ( CBRN) me qëllim demonstrimin e profesionalizimit dhe ndërveprueshmërinë me vendet partnere”, thuhet në njoftimin e FSK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark