
Gjykata Speciale ka njoftuar se më 15 shtator do të fillojë faza e paraqitjes së provave nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi para Dhomave të Specializuara.
Në këtë seancë, mbrojtja pritet të thërrasë dëshmitarin e parë.
Sipas njoftimit, seanca do të nis në orën 09:00 dhe do të jetë kryesisht publike.
Interesimi për ta ndjekur nga afër këtë proces është i madh, prandaj Gjykata ka njoftuar se për pjesëmarrje në galerinë e hapur për publikun në Hagë, nevojitet regjistrim paraprak përmes adresës elektronike të Gjykatës.
“Për shkak të interesit të lartë për seancën, për ta ndjekur seancën nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës në Hagë kërkohet regjistrim paraprak. Për t’u regjistruar paraprakisht dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën [email protected]. Ju lutem mbani parasysh se vendi juaj konfirmohet vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me mesazh elektronik (email). Mesazhet elektronike të konfirmimit do të dërgohen jo më vonë se 11 shtatori 2025”, thuhet në vendimthuhet në komunikatën e Gjykatës Speciale.