Insajderi
Botë

Sulm me thikë në Kanada, një i vdekur e gjashtë të tjerë të plagosur

Insajderi
04 September 2025 - 22:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulm me thikë në Kanada, një i vdekur e gjashtë të tjerë të plagosur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka humbur jetën dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë masiv në Kanada.

Sipas Autoriteteve të Kanadasë (RCMP), edhe i dyshuari ka vdekur gjatë incidentit që ndodhi të enjten në një komunitet të Kombit të Parë në provincën Manitoba.

Ngjarja, e përshkruar nga policia si një “aksident me shumë viktima”, ndodhi në Hollow Water First Nation, rreth 200 km në verilindje të qytetit të Winnipeg.

Tetë persona janë transportuar me urgjencë, disa prej tyre nga ajri dhe disa me ambulancë, drejt spitaleve lokale, njoftoi autoriteti shëndetësor provincial.

Ata arritën me lëndime të ndryshme, tha një zëdhënës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark