Policia aksion në një poligon, dyshohet se keqpërdorte lejen për shitjen e armëve duke i shitur në mënyrë ilegale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia aksion në një poligon, dyshohet se keqpërdorte lejen për shitjen e armëve duke i shitur në mënyrë ilegale

    Insajderi
    05 September 2025 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë kryer dje një aksion në një poligon të armëve në Fushë Kosovë, nën dyshimin se është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si dhe shtëpinë e të dyshuarit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47, dy fishekë të armës me gas.

    “IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM, NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE – Fushë Kosovë / 04.09.2025 – 10:00. Njësitë policore në koordinim me Doganën e Kosovës, nën dyshimin e bazuar se një operator ekonomik (poligon i armëve), është duke keqpërdorur lejen për shitjen e armëve duke i shitur ato në mënyrë ilegale, ka realizuar inspektim ku gjatë kontrollit të kryer në objektet e kompanisë si dhe shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie (pa leje), 33 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47, dy fishekë të armës me gas. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark