
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka njoftuar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, pas kërkesës së Listës Serbe.
Basha ka thënë se menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve.
“Sot kam pranuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Menjëherë kam autorizuar administratën që të njëjtën t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Faleminderit!”, ka shkruar Basha.
Sipas vendimit të Kushtetueses, masa e përkohshme është vendosur nga sot deri më datën 30 shtator, ashtu që deputetëve u ndalohet çdo veprim si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.