Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin

    Insajderi
    05 September 2025 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy personave për një sërë veprash penale, ku njëri prej tyre dyshohet se ka marrë pjesë në rrahjen e Liridon Osmanit që ka ndodhur më 20 maj 2025,

    Në shtëpinë e të dyshuarve në fshatin Ropicë të Vushtrrisë janë gjetur telefona, ku pas hapjes së tyre shihen shumë armë, përfshirë edhe armë me silenciator.

    Sipas veriu.info personat e paraburgosur janë vëllezërit Kreshnik Maloku dhe Krenar Maloku.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, kërkesë për caktimin e paraburgimit  kundër të dyshuarve K.M., dhe K.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“, ndërkaq K.M., dyshohet edhe për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“.

    Me datë 20 maj 2025 rreth orës 08 e 55 minuta në Vushtrri, saktësisht në parkingun e një kopshti fëmijësh, i pandehuri K.M., bashkë edhe me persona tjerë, të njëjtit me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin me anë të shufrës metalike, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarit L.O., ashtu që në momentin që i dëmtuari del nga automjeti për ta dërguar vajzën në kopsht, e godasin në kokë, këmbë dhe pjesë të ndryshme të trupit, dhe pastaj largohen në drejtim të panjohur me motoçikleta”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Prokuroria bënë të ditur se të dyshuarve K.M., dhe K.M., gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre në fshatin Ropicë të Vushtrrisë u janë gjetur elektroshok, sprej dhe telefona, të cilët pas hapjes, në ta shihet një numër i madh i armëve, armë të gjata, armë të shkurta, armë me silenciatorë, snajperë, pistoleta, sasi e konsiderueshme e municionit, gjithashtu gjatë shikimit të telefonave  janë parë video ku të njëjtit shihen duke gjuajtur me armë, të gjitha këto veprime në kundërshtim me Ligjin mbi armët.

    Madje, në një nga fotot e nxjerra nga i pandehuri K.M., i njëjti shihet duke shënjestruar me anë të revoles automjetin e policisë nga automjeti i tij”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark