Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj, policia jep detaje

    Insajderi
    05 September 2025 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Ferizaj pasi dyshohen për vjedhje.

    “Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve, në dy markete, njëri në rrugën “Enver Topalli” dhe tjetri në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

    Njësia reaguese ka ndërhyrë menjëherë në të dy rastet dhe ka shoqëruar tre persona të dyshuar në stacionin policor në Ferizaj. Në vendngjarje kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë sekuestruar produktet ushqimore të vjedhura, me vlerë të përgjithshme rreth 1700 euro”, njoftoj polica.

    Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policët hetues me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

    Të arrestuarit janë :

    M. G., 21 vjeç,

    L. B., 22 vjeç,

    B. A., 23 vjeç,

    Ndërsa sendet e vjedhura me procesverbal janë kthyer tek personat e dëmtuar./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark