Ky është personi që dyshohet se e vrau një burrë në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që dyshohet se e vrau një burrë në Podujevë

    Insajderi
    06 September 2025 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Sipas saj, policia ka pranuar informacionin për të shtëna dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

    “Rreth orës 19:30 jemi informuar për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Me të arritur në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë hasur në një burrë pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

    Burime të Insajderit bëjnë me dije që i dyshuari për vrasje është Arbër Havolli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark