“Viktima i shkoi të dyshuarit në shtëpi”-Zbulohen detaje të reja nga vrasja e rëndë në Podujevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Viktima i shkoi të dyshuarit në shtëpi”-Zbulohen detaje të reja nga vrasja e rëndë në Podujevë

    Insajderi
    06 September 2025 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një burrë mbeti i vdekur pas të shtënave me armë zjarri. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur brenda një veture, ndërsa i dyshuari, sipas burimeve të Insajderit, është Arbër Havolli.

    Sipas burimeve të redaksisë, viktima është qëlluar me disa plumba brenda një veture të tipit Opel, ku gjendej së bashku me të dyshuarin në momentin e ngjarjes.

    Detajet mbi rrethanat e saktësuara të vrasjes janë ende nën hetim, ndërsa motivet mbeten të paqarta.

    Insajderi, nga burime të besueshme, mëson se viktima është Bashkim Spahiu, banor i fshatit Gllamnik të Podujevës. Burimet tregojnë se Spahiu kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit Havolli, pak para se të ndodhte tragjedia.

    Ky është i dyshuari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark