Loredana tregon raportin që ka me Gjestin e Eglin pas përfundimit të BBVA - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Loredana tregon raportin që ka me Gjestin e Eglin pas përfundimit të BBVA

    Insajderi
    06 September 2025 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka ndarë detaje nga jeta e saj dhe përvojat e saj si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”.

    Gjatë intervistës, ajo u pyet për marrëdhëniet me ish-banorët e edicionit të katërt të BBV dhe zbuloi se: “Me Rizartën nuk kam shumë kontakt, me Danjën u rastisëm para pak ditësh në një vend, u takuam dhe ishte çdo gjë në rregull. Me Amberin po ashtu dhe me çunat, Indritin, Aldon kemi komunikime. Kam frikë mos harroj dikë dhe mos i ngelet qejfi. Me Eglin, jo.”.

    Për Gjestin ajo tha se nuk ia duam të keqen njëri-tjetrit.

    “Me Gjestin kam folur, është okej. Shumë komunikime të shkurtra kemi patur, por nuk ia duam të keqen njëri-tjetrit.”

    “Unë kam kërkuar faktikisht që të mbaja çfarë ka ndodhur në BBV mbrapa dhe të shikoja jetën time këtu jashtë.”, tha tutje ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark