Gjendet e vdekur gruaja në një objekt të pabanuar në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet e vdekur gruaja në një objekt të pabanuar në Pejë

    Insajderi
    07 September 2025 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është gjetur pa shenja jete një person në një objekt të pabanuar në Pejë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.

    “Më 06.09.2025 rreth orës 18:30 policia është njoftuar se në një objekt të pabanuar, në dysheme është i shtrirë një person, i cili dyshohet se është pa shenja jetë”.

    “Policia dhe emergjenca kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

    Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark