I dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës ende në arrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari për vrasjen në Llapashticë të Podujevës ende në arrati

    Insajderi
    07 September 2025 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Llapashticë të Podujevës, ku një person është qëlluar për vdekje.

    Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të reja, ku thuhet se i dyshuari është ende në arrati.

    Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore

    Llapashticë e epërme, Podujevë / 06.09.2025 – 19:36. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në rrethana ende të pa njohura dyshohet se ka vrarë në veturë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.” thuhet në raportin e plotë të policisë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark