Max Verstappen ka triumfuar në Çmimin e Madh të Italisë, të zhvilluar në pistën legjendare të Monzës.
Piloti holandez i Red Bull e nisi garën nga “pole position” dhe ia doli të ruajë kryesimin gjatë gjithë kohës, duke mos e lëshuar asnjëherë pozitën e parë deri në finish.
Në fillim pati një duel të shkurtër me makinat McLaren, por Verstappen shpejt krijoi një distancë të sigurt dhe kontrolloi garën me lehtësi.
Pas tij, garën e bënë interesante dy pilotët e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri. Një ndalesë e vonuar në bokse i kushtoi Norrisit vendin e dytë, duke dalë pas shokut të skuadrës. Megjithatë, Piastri respektoi urdhrin e ekipit dhe ia dorëzoi pozitën Norrisit, duke përfunduar në vendin e tretë.
Charles Leclerc përfundoi në vendin e katërt, ndërsa George Russell dhe Lewis Hamilton zunë pozitat pasuese.