Insajderi
Lajme

Lëndohet një burrë në Skenderaj, u godit nga eskavatori gjatë punimeve në shtëpi

Insajderi
07 September 2025 - 18:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lëndohet një burrë në Skenderaj, u godit                                                                               nga eskavatori gjatë punimeve në shtëpi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë në Skenderaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ka pësuar lëndime në këmbë, të shkaktuara nga luga e një eskavatori, gjatë punimeve pranë shtëpisë së tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 06.09.2025, rreth orës 12:40.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak se kishte pësuar lëndime pasi ishte goditë në këmbë nga luga e eskavatorit gjatë punimeve te shtëpia e tij. Viktima është dërguar në Spitalin rajonal Mitrovicë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Viktima është trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark