Kurti rikthen një premtim të vjetër: Autostrada Prishtinë-Gjilan "sërish" në plan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti rikthen një premtim të vjetër: Autostrada Prishtinë-Gjilan “sërish” në plan

    Insajderi
    07 September 2025 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autostrada Prishtinë–Gjilan ka mbetur e papërfunduar gjatë qeverisjes së Kurti, por kryeministri në detyr ë përsëri premton se do ta përfundojë këtë projekt. Gjatë një mbledhjeje të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u mandatua si kryeministër, Kurti foli sërish për këtë autostradë, si dhe për disa rrugë të tjera që synon të ndërtojë.

    “Do të përfundojmë ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, autostradën Prishtinë-Gjilan me vazhdim deri tek Dheu i Bardhë dhe autostradën Duhle-Shtime-Banullë. Po ashtu do të ndërtojmë rrugën e Dukagjinit që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën e Istogun. E do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë”, tha Kurti ndër të tjera.

    Premtimi për autostradën Prishtinë-Gjilan është dëgjuar shpesh ndër vite, por ndërtimi i saj vazhdon të mbetet i papërfunduar.

    Përveç këtij projekti, Kurti përmendi edhe përmirësime të synuara në fusha të tjera si shëndetësia, arsimi dhe reformat institucionale.

    Ai theksoi se mandati i ardhshëm do të fokusohet në investime të mëdha infrastrukturore dhe zhvillimore për të gjithë vendin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark