Insajderi
Lajme

Tragjedi në Rahovec: Vdes dyvjeçari pas lëndimit aksidental, rasti nën hetime

Insajderi
07 September 2025 - 20:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në Rahovec: Vdes dyvjeçari pas lëndimit aksidental, rasti nën hetime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte pësuar një lëndim aksidental më 31 gusht në Rahovec.

Lajmin për media e konfirmoi Policia në Gjakovë, e cila tha se rasti aktualisht po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

“Ka qenë rast i raportuar më 31 gusht si lëndim aksidental dhe është proceduar me shënim zyrtar. Sot, nga QKUK jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nën mbikëqyrje të prokurorit të shtetit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, deklaroi drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark