Dy të dyshuar kapen me 40 kilogramë duhan kontrabandë në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të dyshuar kapen me 40 kilogramë duhan kontrabandë në Kaçanik

    Insajderi
    08 September 2025 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësitet policore në Kaçanik, gjatë patrullimit rutinë, kanë ndaluar një veturë me dy persona të dyshuar kosovarë, të cilët po qarkullonin në mënyrë të dyshimtë.

    Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë zbuluar sasi prej rreth 40 kilogramë duhan, i cili dyshohet se ishte i kontrabanduar, pasi nuk kishte dokumente përcjellëse.

    Pas verifikimeve fillestare, policia ka arrestuar të dyshuarit dhe ka sekuestruar duhanin. Në konsultim me prokurorin kompetent, dy personat janë liruar pas intervistimit, ndërsa vetura u është kthyer.

    Duhani i konfiskuar është dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore dhe hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark