Tragjedi në autostradën e Gjermanisë, tre të vdekur dhe disa të lënduar në aksident me tetë makina - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tragjedi në autostradën e Gjermanisë, tre të vdekur dhe disa të lënduar në aksident me tetë makina

    Insajderi
    08 September 2025 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona kanë gjetur vdekjen në një aksident të rëndë të dielën në mbrëmje në autostradën A3 të Gjermanisë.

    Sipas mediave gjermane, në këtë aksident janë përfshirë tetë automjete dhe ndodhi midis kryqëzimit Offenbacher Kreuz dhe Frankfurt Süd në drejtim të Këlnit.

    Siç bëhet e ditur , si pasojë, tre persona kanë vdekur ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

    Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërkohë që autostrada u mbyll edhe në drejtimin e kundërt për shkak të mbeturinave.

    Autostrada u mbyll në të dy drejtimet gjatë gjithë natës ndërsa dëmi material vlerësohet në afërsisht 500,000 euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark