Nivel i lartë i manganit në Badoc, IKShPK bën thirrje: Mos e përdorni ujin për pije - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nivel i lartë i manganit në Badoc, IKShPK bën thirrje: Mos e përdorni ujin për pije

    Insajderi
    08 September 2025 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se po vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për pije.

    Sipas njoftimit të IKShPK-së, analizat laboratorike të realizuara në ditët e fundit rezultojnë me vlera të manganit të cilat tejkalojnë kufirin e lejuar të përqendrimit të manganit prej 0.05 mg/l sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2021 për” Cilësinë e Ujit për Konsum nga Njeriu”, dhe gjithashtu tejkalojnë standardin shëndetësor prej 0.3-0.4 mg/l mbi të cilin konsiderohet se mund të ketë ndikim në shëndet.

    Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK ka apeluar tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark