Kosova me ndryshime në prag të ndeshjes me Suedinë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kosova me ndryshime në prag të ndeshjes me Suedinë

    Insajderi
    08 September 2025 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Franco Foda ka publikuar formacionin e tij zyrtar për ndeshjen ndaj Suedisë.

    Selektori gjerman ka aplikuar disa ndryshime si tek emrat ashtu edhe tek rreshtimi.

    4-4-2 është formacioni që është përzgjedhur kësaj radhe me ndryshime qysh nga mbrojtja. Në mungesën e Amir Rrahmanit, Fidan Aliti do të jetë startues, me Gallapenin që poashtu luan në vend te Paqaradës.

    Qendra e mesfushës do të jetë e pandryshuar me Zabërgjen dhe Muslijan që do të luajnë në krahë. Dyshja e sulmit përbëhet nga Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani.

    Një formacion me ofensiv krahasuar me atë ndaj Zvicrrës, me Kosovën që dëshiron të bëjë paraqitje më të dinjitetshme sonte pas asaj humbje 4-0 në Bazel./Klankosova.tv

    No description available.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark