“Fitorja në Lipjan është e jona”, Shukri Buja thotë se është jashtëzakonisht i kënaqur me përgjigjen qytetare ndaj thirrjes së tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fitorja në Lipjan është e jona”, Shukri Buja thotë se është jashtëzakonisht i kënaqur me përgjigjen qytetare ndaj thirrjes së tij

    Insajderi
    08 September 2025 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me përgjigjen siç thotë ai masive të qytetarëve ndaj planit të tij për Lipjanin.

    Ai ka treguar ëpr takimin e sotëm me qytetarë të Lipjan bashkë me deputetët e PDK-së Ganimete Musliu dhe Sala Jashari.

    ‘Jam jashtëzakonisht i kënaqur me përgjigjen masive të qytetarëve të Lipjanit ndaj thirrjes sime për ndryshim. Takimi i sontëm, së bashku me deputetet e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Sala Jashari, me mbështetësit e kandidates sonë për Kuvend Komunal, Egzona Gashi, e dëshmoi këtë më së miri. Pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i qytetarëve janë dëshmia më e fortë se ajo që e themi çdo ditë po bëhet realitet: Fitorja në Lipjan është e jona”, ka shkruar Buja në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark