Vrasja në Llapshticë, policia kërkon ndihmë për kapjen e Arbër Havollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Llapshticë, policia kërkon ndihmë për kapjen e Arbër Havollit

    Insajderi
    09 September 2025 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Arbër Havollin, i dyshuar për vrasjen në Llapashticë të Podujevës.

    Viktimë në këtë rast mbeti, 44 vjeçari Bashkim Spahiu, nga fshati Gllamnik i Podujevës.

    Postimi i plotë:

    Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e vendodhjes së personit të dyshuar

    Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë me datën 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e epërme -Podujevë.

    Personi i dyshuar ARBER HAVOLLI ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në:

    E-mail: [email protected]

    Android #app: Lajmero Policine

    Tel: 192


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark