
Kosova është aktualisht Kampion jozyrtar i Botës.
Këtë titull, i cili regjistrohet që nga viti 1872 por që nuk e njeh zyrtarisht FIFA, Kosova e mban pas fitores kundër Suedisë me rezultat 2-0 të hënën.
Kampionati Botëror Jozyrtar i Futbollit është një titull alternativ i nivelit ndërkombëtar të futbollit, i cili funksionon si në boks: kush e mposht kampionin aktual, bëhet kampion i ri.
Ja si funksionon?
Titulli i UFWC-së mbrohet në çdo ndeshje të kombëtares që e zotëron atë.
Për shembull, Suedia e mbajti këtë titull pasi fitoi ndaj Algjerisë, e cila e mbante titullin Kampionit Jozyrtar të Botës para se të mposhtej nga suedezët. Paraprakisht, Algjeria kishte fituar ndaj Liberisë, e cila e kishte mposhtur Bregun e Fildishtë.
Bregu i Fildishtë e kishte mposhtur Uruguajin, e cila e mori titullin e para pas vitit 2023, kur e mposhti kampionin zyrtar të botës – Argjentinën.
Kjo është herë e parë në histori që Kosova e fiton këtë titull, duke hyrë në një listë të vogël vendesh me vetëm një triumf.
Tani, titulli i Kampionit Jozyrtar të Botës do të kontestohet në duelin e radhës të Kosovës kundër Sllovenisë në muajin tetor.