Arrestohet 38 vjeçari, ishte i dënuar për posedim të armëve dhe drogës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 38 vjeçari, ishte i dënuar për posedim të armëve dhe drogës

    Insajderi
    09 September 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

    Në kontekstin e kësaj nga veprimet e marra nga njësia e arrestimeve e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar:

    J.Xh, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe mbajtje ose posedim i poautorizuar i armëve”.

    I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark