Zbulohet se çfarë deklaroi në gjykatë autori i dyshuar për përdhunimin e turistes në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet se çfarë deklaroi në gjykatë autori i dyshuar për përdhunimin e turistes në Durrës

    Insajderi
    09 September 2025 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë gjyqësore e autorit të dyshuarit të përdhunimit në Durrës, Leonardo Preza.

    Përpara trupit gjykues ai ka deklaruar se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

    Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg për 26-vjeçarin Leonardo Preza që akuzohet se përdhunoi turisten 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit pak ditë më parë.

    Arrestimi i tij pak ditë më parë u bë pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark