Formacioni i mundshëm/ Sylvinho do të hedhë në fushë 11 më të mirët - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Formacioni i mundshëm/ Sylvinho do të hedhë në fushë 11 më të mirët

    Insajderi
    09 September 2025 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Në fushë formacioni më i mirë i mundshëm”. Kështu u shpreh trajneri Sylvinho në konferencën për shtyp përballë gazetarevë.

    Në ndryshim me ndeshjen ndaj Gjibraltarit, braziliani nuk do të bëjë eksperimente, por do të hedhë në fushë 11 titullarët më të mirë që ka në ekip, shkruan A2.

    Në portë nuk ka dyshime se do të jetë gardiani Tomas Strakosha. Mbrojtja dilemën kryesore ka se kush do të jetë në qendër së bashku me Berat Gjimshitin, ndërsa krahët thuajse janë të sigurta me Mitaj në të majtë dhe Hysaj në të djathtë.

    Në mesfushë është treshja Berisha-Shehu-Asllani që do të ndihmojnë qendrën e sulmit, njërin prej Manajt apo Dakut, ndërsa nga krahët me shumë gjasa do të jetë Hoxha në të majtë dhe Broja në të djathtë.

    Grupi është besimplotë se do të bëjnë një paraqitje pozitive për t’i marrë maksimumin kësaj sfide.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark