Abdixhiku kërkon mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku kërkon mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të Kosovës

    Insajderi
    09 September 2025 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

    Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e partisë rreth situatës aktuale.

    Bëhet e ditur se Abdixhiku ritheksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

    “Kryetari Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj. LDK mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon”, thuhet tutje në njoftim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark