Insajderi
Botë

CNN: Izraeli kryen sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar

Insajderi
09 September 2025 - 16:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
CNN: Izraeli kryen sulm ndaj udhëheqësve të Hamasit në Katar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Izraeli ka kryer një sulm kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, ka thënë një burim izraelit për CNN-im, pasi një shpërthim u dëgjua në kryeqytetin e Katarit.

Burimi nuk ka specifikuar se kush ishte në shënjestër, por udhëheqësit e Hamasit e kanë përdorur kryeqytetin e Katarit si seli jashtë Gazës për vite me radhë.

Pamje nga shpërthimi në Doha të Katarit

Të hënën, kryenegociatori i Hamasit, Khalil Al-Hayya, u takua me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, në Doha.

Sulmi duket se shënon herën e parë që Izraeli ka nisur një operacion në Katar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark