
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik -Njësia Pejë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të shtetit, kanë publikuar fotografitë e disa personave të dyshuar, në kuadër të një rasti që po hetohet për veprimtari të paligjshme me narkotikë.
Sipas njoftimit, personat e kërkuar dyshohen për përfshirje në veprat penale:
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim, duke kërkuar që kushdo që ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e personave të paraqitur në fotografi, të kontaktojë organet e rendit.
Dy personat kërkohen nga Policia për plantacionin e marihuanës në Pejë, i zbuluar nga Prokuroria nën drejtimin e Ersan Qavollit.